Ndërlidhjet

logo-print

Nigeri: Dhjetëra të vrarë nga dhuna pas zgjedhjeve



Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë i kanë braktisur shtëpitë e tyre nga trazirat që shpërthyen pas zgjedhjeve presidenciale në Nigeri.

Raportet thonë se sulmuesit myslimanë kanë djegur shtëpi, kisha dhe stacione të policisë nga zemërimi pas shpalljes së rezultateve, sipas të cilave kandidati mysliman nga veriu Muhamadu Buhari, ka humbur nga Gudllak Xhonatan, i krishter nga jugu i vendit.

Reportet thonë se edhe të krishterët kanë kryer represalje duke i sulmuar myslimanët.

Vëzhguesit i kanë përshkruar zgjedhjet si përgjithësisht të besueshme.

Nigeria, e cila është e pasur me naftë, dhe është vendi më i populluar në Afrikë me rreth 150 milionë banorë, është e ndarë në jugun e dominuar nga krishterët dhe veriun nga myslimanët.
XS
SM
MD
LG