Ndërlidhjet

logo-print

Këshilli i Sigurimit nuk bie dakord për Jemenin



Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti mbledhje të mbyllur për krizën në Jemen por nuk arriti të bie dakord mbi deklaratën e përbashkët lidhur me situatën.

Raportet citojnë diplomatët të kenë thënë se Gjermania dhe Libani, dy vende anëtare të këshillit, ishin përpjekur të dakordohet marrëveshja, por iniciativa ishte bllokuar nga Kina dhe Rusia, anëtare të përhershme me të drejtë të vetos.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Suzan Rajs tha se disa delegacione kanë pritur instrukcioneve të qeverive të tyre..

Takimi u mbajt mbrëmë, në ditën kur forcat e Jemenit përsëri hapën zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë, duke vrarë tre njerëz.

Më shumë se 120 njerëz janë vrarë në protestat dy mujore që kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh pas 32 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG