Ndërlidhjet

Siria i jep fund gjendjes emergjente, por protestat vazhdojnë


Protestat antiqeveritare raportohet se po mbahen në qytetin veriperëndimor Bania në Siri, përkundër miratimit të qeverisë për të hequr gjendjen emergjente pas 48 vjetëve.

Heqja e gjendjes emergjente ka qenë kërkesa kryesore e protestuesve, të cilët tashmë një muaj po zhvillojnë demonstrata kundër qeverisë.

Sidoqoftë, protestuesit i kanë shtuar edhe kërkesat për largimin e presidentit Bashar Asad.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 200 vetë janë vrarë prej fillimit të protestave.
XS
SM
MD
LG