Ndërlidhjet

Admirali Mullen viziton Pakistanin


Ushtaraku më i lartë i Shteteve të Bashkuara po e viziton Pakistanin në kohën e tensioneve të shtuara ndërmjet dy aleatëve.

Admirali Majk Mullen, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të armatës amerikane, do të takohet me zyrtarët më të lartë pakistanezë, përfshirë shefin e armatës, gjeneralin Ashfak Kajani.

Pakistani është aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër kryengritësve në Afganistan, por së fundmi ka kritikuar sulmet e aeroplanëve pa pilot afër kufirit afgan, të cilat kanë rezultuar edhe me viktima civile.
XS
SM
MD
LG