Ndërlidhjet

Murinjo: Unë vendos për taktikën



Traineri i Real Madridit, Hoze Murinjo, u është përgjigjur kritikave për taktikat e tij që i bëri presidenti i nderit i klubit, Alfredo Di Stefano, duke thënë se është ai që i merr vendimet për mënyrën se si do të luajë ekipi.

84 vjeçari Di Stefano, i cili me Realin pesë herë radhazi e fitoi Kupën e Evropës në periudhën 1956-1960, e kritikoi taktikën e Murinjos në ndeshjen me Barcelonën të vlefshme për ligën spanjole.

Ndeshja përfundoi baraz 1-1 në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid.

"Ai është një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e Real Madridit dhe unë jam asgjë në historinë e Real Madridit", tha Murinjo.

"Por unë jam trainer, dhe traineri është ai që vendos", tha Murinjo.

Në një editorial të hënën, Di Stefano e përshkroi Barcelonën si luani që luan me miun, dhe bëri thirrje për taktikë të ndryshme në ndeshjen për Finalen e Kupës së Spanjës.

"Barcelona e trajton topin me respekt, admirim dhe pothuaj me butësi. Është kënaqësi të shohësh këtë ekip në aksion. Është e qartë se Barcelona ishte më superiore. Reali ishte një ekip pa personalitet", kishte shkruar Di Stefano.
XS
SM
MD
LG