Ndërlidhjet

logo-print

Përfundoi regjistrimi në Kosovë


Në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë ekonomive familjare dhe banesave që ka filluar më 1 prill.

Drejtuesit e Komisionit Qendror për Regjistrimin thonë se përveç pjesës veriore të vendit, ku ende nuk ka nisur regjistrimi, procesi përgjithësisht është zhvilluar në rregull.

Kryetari i komisionit, Rifat Blaku tha për Radion Evropa e Lirë se “aktualisht janë duke u përpunuar të dhënat dhe së shpejti do të bëhen të ditura rezultatet”.

Blaku tha se janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e regjistrimit për veriun e Kosovës, por nuk dha detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG