Ndërlidhjet

Fëmija plagos tre nxënës në Teksas



Tre nxënës janë plagosur dje në një shkollë në Teksas kur një fëmijë gjashtë vjeçar kishte sjellë me vete një pistoletë.

Arma, e cila ka qenë e mbushur, kishte rënë në dysheme dhe kishte shkrepur, duke plagosur dy nxënës, një gjashtë vjeçar dhe një tjetër pesë vjeçar, si dhe fëmijën, i cili kishte sjellë armën në shkollë.

Të tre fëmijët janë në spital por ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
XS
SM
MD
LG