Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Prishtina nuk lëshon pe


Pala shqiptare nuk tregon gatishmëri që të lëshojë pe në qëndrimet e saj në bisedimet me Beogradin, ka deklaruar kryenegociatori serb, Borko Stefanoviq.

Sipas tij, të gjitha çështjet e hapura në tre raundet e bisedimeve në Bruksel nuk janë mbyllur.

Stefanoviq i ka thënë gazetës "Blic" se pala shqiptare sikur përpiqet të fshijë Serbinë nga Kosova, kurse "Beogradi ofron zgjidhje konkrete për rregullimin e gjendjes aktuale, sepse fshirja e Serbisë nga Kosova është e pamundur".
XS
SM
MD
LG