Ndërlidhjet

Prishtinë: Bakteret nëpër spitale?


Ekzistojnë mundësi të bazuara për praninë e baktereve antibiorezistente në disa institucione shëndetësore në Kosovë, e të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin publik, ka konstatuar një delegacion i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, ECDC.

Lajmi është publikuar nga zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, udhëheqësi i së cilës, Ferid Agani, është takuar me delegacionin e qendrës evropiane.

Delegacioni, i kryesuar nga Dominique Monnet, Koordinator i Programit për Rezistencën antimikrobike dhe Infeksionet spitalore në kujdesin shëndetësor, ka qëndruar në Kosovë me ftesë të zotit Agani dhe për synim kishte vlerësimin e infeksioneve antibiorezistente në Kosovë.
XS
SM
MD
LG