Ndërlidhjet

Amano: Energjia bërthamore mbetet e rëndësishme


Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomikeka folur të mërkuren në vendin ku 25 vjet më parë ka shpërthyer centrali bërthamor, Çërnobil ku ka thënë se ky aksident dhe kriza nukleare e Japonisë nuk e rrezikojnë vlerën e energjisë bërthamore.

Jakija Amano ka qenë i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, dhe Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç.

Amano ka thënë se energjia nukleare mbetët një opsion i rëndësishëm i llojllojshmërisë së energjisë, mirëpo komuniteti global duhet të bëjë më të mirën e tij për të arritur sigurinë e saj.

Javën e ardhshme, Ukraina shënon 25 vjetorin e shpërthimit që saktësisht ka ndodhur më 26 prill të vitit 1986.
XS
SM
MD
LG