Ndërlidhjet

Jeremiç: Mandatin për hetimin t'a japë Këshilli i Sigurimit



Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, tha se elementi kyç i propozimit që Serbia ia ka dërguar Kombeve të Bashkuara lidhur me hetimin e organeve në Kosovë, është që mandatin për zbatimin e hetimit t'a japë Këshilli i Sigurimit.

"Arsyeja kryesore është sepse të gjitha krimet e luftës në ish Jugosllavi në vitet e '90-ta janë hetuar me mandatin e KS të OKB, dhe ata që i kanë hetuar duhej ta njoftojnë këshillin për gjetjet e tyre", tha Jeremiç pas një takimi me homologun norvegjez Jonas Gar Store.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, kjo duhet të sigurohet edhe në këtë rast.
XS
SM
MD
LG