Ndërlidhjet

Obama premton rifunksionalizimin e bregdetit të Gjirit


Presidenti amerikan, Barak Obama, është zotuar të mërkuren që do “të bëjë çfarëdo që është e nevojshme” të rikthejë në funksion bregdetin e gjirit në SHBA, në përvjetorin e parë të rrjedhjes masive të naftës së British Petrolium.

Në një deklaratë dërguar mediave, Obama ka thënë, “ngjarjet që kanë ndodhur më 20 prill 2010 dhe rrjedhja e naftës që pasojë nënvizion lidhjet kritike të ambientit dhe shëndetit ekonomik në këtë gji.”

Një vit më parë ndodhi një shpërthim në pajisjet e BP-së, thellë nën ujë duke marë jetën e 11 punëtorëve dhe duke nxjerrë sasi të mëdha të naftës në gjirin e Meksikës për tre muaj rresht.
XS
SM
MD
LG