Ndërlidhjet

Dënohet me dy vjet burg, Milan Obradoviç


Lideri i së djathtës ekstreme, Milan Obradoviç, është dënuar në Beograd me dy vjet burg për nxitje të dhunës gjatë marshimit të paradës së homoseksuealëve në tetor të vitit 2010.

Gjykata e lartë e Beogradit gjithashtu ka dënuar dhe 13 ekstremistë të tjerë nga 8 deri në 18 muaj për sulmet që i kanë bërë policisë e cila mbikqyrte paradën në fjalë.

Gjykata ka vendosur të mërkurën se Milan Obradoviç, lideri i grupit ekstremist, Obraz apo nderi në shqip, ka organizuar një grup që ka përdorur dhunë që të ndalojë paradën e homoseksualëve, të parin që është mbajtur në Serbi.

Më shumë se 140 persona, kryesisht policë janë lënduar ndërsa infrastruktura e pjesës së poshtme të Beogradit ishte dëmtuar gjatë përleshjeve. Para ishte parë si test për Serbinë e cila po bënë përpjekje që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG