Ndërlidhjet

Nishani, ministër i brendshëm i Shqipërisë


Bujar Nishani do e plotësojë vendin bosh në qeverinë shqiptare, atë të Ministrisë së Brendshme pas kandidimit të ministrit paraprak, Lulzim Basha për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi, sipas mediave shqiptare qe e kanë publikuar lajmin, është marë në mëngjes nga Kryeministri i Shqiperisë, Sali Berisha që e kthen Nishanin në këtë dikaster pas 19 muajsh, kohë kjo kur ai shërbeu si Ministër i Drejtësisë.

Top channel raporton se Kryeministri shqiptar për këtë emërim është motivuar me rëndësinë e madhe të policisë në fushatë dhe zgjedhjeve për pushtetin vendor të 8 majit pas apeleve të ndërkombëtarëve.
XS
SM
MD
LG