Ndërlidhjet

Nikoliç vazhdon grevën


Lideri i Partisë Progresive serbe, Tomislav Nikoliç po vazhdon grevën e nisur që pesë ditë duke kërkuar shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Mjekët në spitalin privat ku Nikoliç ishte dërguar të shtunën, disa orë pasi kishte nisur grevën, thanë se gjëndja e tij është stabile.

Kërkesën e Nikoliqit për zgjedhje të reja, Presidenti Boris Tadic e ka hedhur poshtë pasi data sipas tij do të përcaktohet vetëm pasi vendi të fitojë statusin e kandidatit për anëtar të BE-së.

Nikoliq ka deklaruar të martën se ai është “i gatshëm të shkojë aq larg sa është e nevojshme për ta bërë Serbinë një vend normal.”

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, analisti Vladimir Gligorov, “radikalizimi i skenës politike të Serbisë do të ngadalsonte integrimin evropian të saj.”
XS
SM
MD
LG