Ndërlidhjet

Lavrov viziton Shkupin


Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka vazhduar turin e tij balkanik me vizitën që i ka bërë të mërkuren Shkupit.

“Takimi i sotëm ka të bëjë me lidhjet kulturore dhe fetare mes dy vendeve, ndërsa duhet të punojmë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Rusisë”, është shprehur Lavrov pas takimit me homologun e tij maqedonas, Antonio Milloshovski.

Lavrov, gjithashtu i ka dorëzuar Milloshoskit dokumente të rëndësishme diplomatike nga arkiva e ministrisë së jashtme ruse, që kanë të bëjë me historinë e popullit maqedonas.

Duke komentuar pyetjet e gazetarëve nëse vizitat e kryediplomatit rus në Balkan mund të kuptohen si përpjekje për rritje të ndikimit rus në rajon, Lavrov tha se disa politikanë perëndimorë “duan të detyrojnë disa shtete që të bëjnë zgjedhje ose me Rusinë ose me Evropën.”
XS
SM
MD
LG