Ndërlidhjet

Libi: Janë vrarë dy fotoreporterë perëndimorë


Dy fotoreporterë perëndimorë janë vrarë në Misrata të Libisë, derisa po e mbulonin luftën në këtë qytet, ndërmjet kryengritësve dhe forcave të kolonelit, Muamer Gadafi.

Kolegët thanë se shtetasi britaniko-amerikan, Tim Hetherington, dhe amerikani, Chris Hondors, janë vrarë mbrëmë vonë, kur grupi i tyre ishte goditur nga zjarri i armëve në qytetin Misrata.

Tim Hetheringtion, 41 vjeçar, ishte regjisor i filmit dokumentar “Restrepo”, për ushtarët e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Chris Hondros, poashtu 41 vjeçar, kishte raportuar nga zonat e konflikteve prej viteve të 90-ta, përfshirë edhe luftërat në Kosovë, Irak dhe Afganistan.

Raportohet se të dy fotoreporterët ishin në mesin e 10 të vrarëve në Misrata, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Libi.
XS
SM
MD
LG