Ndërlidhjet

Sarkozi: Të intensifikohen sulmet e NATO-s në Libi


Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka premtuar intensifikim të sumeve ajrore, të udhëhequra nga NATO-ja, kundër forcave të Muamer Gadafit, për t’i ndihmuar kryengritësit, që luftojnë kundër regjimit të Gadafit, në qytetin Misrata dhe eventualisht, ta mundin sunduesin e Libisë, i cili për një kohë të gjatë është në pushtet në këtë vend të Afrikës Veriore.

Një zyrtar në zyrën e presidentit Sarkozi, ka thënë se këtë premtim presidenti e ka bërë gjatë një takimi të mbrëmshëm të tij me liderin e Këshillit Kombëtar të kryengritësve, Mustafa Abdel Jalil.

Në një përpjekje tjetër për t’i ndihmuar kryengritësit, Franca dhe Italia kanë shpallur se i bashkohen Britanisë në dërgimin e këshilltarëve ushtarakë në Libi, për të ofruar ndihmë në kapërcimin e rrugës pakrye me forcat e Muamer Gadafit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë një ndihmë për kryengritësit, prej 25 milionë dollarësh, përfshirë edhe furnizime mjekësore, uniforma, radio dhe ushqime.

Raportohetn se së paku 10 vetë janë vrarë në luftimet ndërmjet forcave të Gadafit dhe kryengritësve mbrëmë në Misrata, që është baza e fundit e kryengritësve në pjesën perëndimore të Libisë.

Ndër të vrarit janë edhe dy fotoreporterë perëndimorë, një mjek ukrainas dhe civilë të Libisë.

Nga ana tjetër, NATO-ja sot ka kërkuar nga civilët në Libi, që të distancohen nga forcat e Gadafit dhe pajisjet e tyre, për ta reduktuar rrezikun e viktimave civile nga sulmet ajrore të NATO-s.
XS
SM
MD
LG