Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Shpallet ndalim-hyrje në zonën rreth centralit atomik


Autoritetet e Japonisë kanë shpallur një rrip prej 20 kilometrash, përreth centralit atomik Fukushima Daiçi, zonë të ndalimit të hyrjes.

Ky central ishte dëmtuar shumë nga tërmetit dhe cunami, që e goditën Japoninë, më 11 mars të këtij viti.

Zëdhënësi i qeverisë së Japonisë, Yukio Edano, ka kërkuar nga banorët, që ta respektojnë këtë urdhër, për shkak të sigurisë dhe shëndetit të tyre, duke thënë se zona e Fukushimës ende nuk është stabile.

Pothuajse të 80 mijë banorët e kësaj hapësire, janë larguar, kur rajoni ishte evakuuar, pas tërmetit dhe cunamit.

Por, rapoertohet se disa banorë janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa policia nuk ka pasur mjete juridike për t’i penguar ata.

Sipas urdhërit ndalim-hyrje, banorët do të munden të kthehen për një kohë të shkurtër nëpër shtëpi, për t’i marrë gjërat e nevojshme për jetë.

Nga centrali atomik Fukushima, ka rrjedhë rrezatim në ajër, në tokë dhe në det, meqë sistemet e ftohjes ishin shkatërruar nga tërmemti dhe cunami, që është vlerësuar se ishte shkatërrimi më i madh prej Çernobilit, para 25 viteve.
XS
SM
MD
LG