Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shpërthimi i bombës – tre policë të vrarë


Zyrtarët lokalë thonë se nga eksplodimi i një bombe, sot janë vrarë tre policë dhe janë plagosur 6 të tjerë.

Shpërthimi i sotëm ndodhi në pjesën lindore të Afganistanit.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim në Xhalalabad, në provincën Nangahrar, dhe kanë thënë se nëntë policë janë vrarë.

Zëdhënësi i qeverisë lokale, Ahmad Zia Abdulzai, tha se bomba ishte vendosur në një autobus me policë.

Kryengritësit gjithnjë e më shpesh po i sulmojnë forcat e sigurisë afgane, derisa trupat ndërkombëtare, po përgatisin tërheqje të kufizuar nga tetë hapësira më të sigurta në Afganistan, gjatë muajit korrik.
XS
SM
MD
LG