Ndërlidhjet

logo-print

Feith: Nuk ndikoj në ndryshimet kushtetuese


Piter Feith

Piter Feith

Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është një çështje për të cilën duhet të vendosë Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës. Unë nuk do të ndikoj në këtë”, tha Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, i cili njëherësh është dhe përfaqësues special i Bashkimit Evropian në vend. Gjatë një ligjërate me temën "E ardhmja evropiane e Kosovës", Feith foli edhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, çështjen e veriut të Kosovës dhe tema të tjera që ndërlidhen me perspektivën evropiane të vendit.


Në kohën kur janë në formim e sipër mekanizmat që do të jenë përgjegjës për ndryshimin e Kushtetutës dhe të legjislacionit për zgjedhje në Kosovë, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, hodhi poshtë idenë që ai të ketë ndikim mbi ndryshimet kushtetuese.

Diplomati holandez tha se i takon Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të qytetarëve kosovarë në Kuvend që të marrin vendimet përfundimtare lidhur me këto ndryshime.
Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është një çështje për të cilën duhet të vendosë Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës.

Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është një çështje për të cilën duhet të vendosë Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës. Unë nuk do të ndikoj në këtë. Do të ndihmoj po qe se nevojitet dhe po qe se më kërkohet, do të asistoj dhe do të ofrojmë ekspertizën tonë, por në fund të fundit vendimet do të merren nga përfaqësuesit e juaj në Kuvend”, u shpreh ai, për të shtuar se shumë shpejt do ta përfundojë mandatin e tij si mbikëqyrës i pavarësisë së Kosovës.

Këtë koment, Feith e bëri gjatë një ligjërate, të cilën e mbajti para nxënësve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë. Ai tha se ndërkombëtarët nuk do të duhej të qëndronin në Kosovë, përderisa prania e tyre nuk është e domosdoshme.

Domosdoshmërinë për pavarësinë e mbikëqyrur e kanë vënë në pikëpyetje, kohë më parë, zyrtarë të lartë të institucioneve kosovare, duke thënë se institucionet vendore janë të gatshme që ta qeverisin vetë shtetin e pavarur.

Anëtari i delegacionit kosovar në negociatat e Vjenës, Skënder Hyseni, tha se vendimi për t’i dhënë fund mbikëqyrjes ndërkombëtare duhet të merret në koordinim me Brukselin dhe Uashingtonin zyrtar. Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që strategjia dalëse nga kjo mbikëqyrje të përgatitet nga udhëheqësit e Kosovës.

Faktori ndërkombëtar, institucionet e Kosovës e në rend të parë presidenti i Kosovës dhe kryeministri duhet ta shtrojnë seriozisht këtë çështje me faktorin ndërkombëtar në Kosovë dhe, bashkërisht, për aq sa është e mundshme, të vendosin për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë ose bërjen shumë më efikase të asaj mbikëqyrjeje, sidomos në veri”, theksoi Hyseni.

Mirëpo, veriu i Kosovës, edhe tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vazhdon të jetë jashtë ndikimit të autoriteteve vendore e ndërkombëtare.

Pavarësisht përpjekjeve për ta instaluar pushtetin atje, puna e institucioneve kosovare, ashtu dhe EULEX-it dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, vazhdon të sfidohet nga kundërshtimi i banorëve lokalë serbë, të cilët konsiderohet të jenë ende nën ndikimin e Beogradit zyrtar.

Pavarësisht zërave që flasin për thellimin e ndarjes së veriut, Feith tha se ajo pjesë do të mbetet me Kosovën.
Jemi duke punuar shumë ngushtë me qeverinë për të depërtuar te qytetarët në veri. Jam i bindur se do të arrijmë progres...

“Veriu do të mbetet me Kosovën. Jemi duke punuar shumë ngushtë me qeverinë për të depërtuar te qytetarët në veri. Jam i bindur se do të arrijmë progres, qoftë përmes dialogut, qoftë përmes mënyrave të tjera”,
tha Feith.

Ai theksoi rëndësinë që në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit të gjenden zgjidhjet mbi problemet ekzistuese, që ndërlidhen me lëvizjen e lirë të qytetarëve e mallrave, tregtinë, kthimin e dokumenteve dhe regjistrave e të tjera. Sukseset eventuale të dialogut teknik, sipas tij, do ta ndihmonin të ardhmen evropiane të të dyja palëve.

“Pa dialog nuk do t’i kishit këto. Ato mund të jenë çështje të brendshme, por janë pjesë e së kaluarës së përbashkët që keni me Serbinë”, theksoi ai.

Diplomati holandez, i cili njëherësh është dhe përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, bëri të ditur se do ta përmbyllë mandatin e tij në këtë post pas dy javësh.

Ai shprehu bindjen se vendimi për përfaqësimin e BE-së në Kosovë në të ardhmen do të dalë nga pajtimi i të gjitha 27 vendeve anëtare të këtij mekanizmi.

Lexoni edhe këtë:
Pajtohen t’i nisin reformat

Trego komentet

XS
SM
MD
LG