Ndërlidhjet

logo-print

Asadi heq ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme



Presidenti i Sirisë ka hequr ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme përmes një dekreti të miratuar sot, raporton televizioni shtetëror sirian. Ligji parasheh shpërbërjen e gjykatave të sigurisë dhe lejon protestat paqësore.

Ligji i gjendjes së jashtëzakonshme ekzistonte në Siri prej 48 vitesh. Shfuqizimi i këtij ligji ishte një nga kërkesat e protestuesve anti-qeveritarë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se mbi 200 njerëz janë vrarë gjatë këtij muaji protestash në Siri.
XS
SM
MD
LG