Ndërlidhjet

Dhuna në Siri


Protestues sirian...
Protestues sirian...

Presidenti i Sirisë ka hequr ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme përmes miratimit të një dekreti, raporton televizioni shtetëror sirian. Ligji parasheh shpërbërjen e gjykatave të sigurisë dhe lejon protestat paqësore.

Ligji i gjendjes së jashtëzakonshme ekzistonte në Siri prej 48 vjetësh. Shfuqizimi i këtij ligji ishte një nga kërkesat e protestuesve anti-qeveritarë.

Dhunën në Siri e dënoi edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara “veçanërisht janë të shqetësuara për situatën në Homs, ku raportet e shumëfishta sugjerojnë dhunë dhe viktima në mesin e civilëve dhe të personelit qeveritar”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se mbi 200 njerëz janë vrarë gjatë këtij muaji protestash në Siri.

Pamje nga protestat në Siri...


XS
SM
MD
LG