Ndërlidhjet

Beograd: Ekstradohet i akuzuari për masakrën e Qyshkut



Pjesëtari i formacionit paramilitar "Çakejtë", Ranko Momiq, i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e të paktën 44 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk në Kosovë në vitin 1999, i është dorëzuar Serbisë.

Momiq u ekstradua nga Mali i Zi, ku u arrestua në janar mbi bazën e një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Beograd.

Në gjykatën për krime të luftës në Serbi aktualisht zhvillohet procesi kundër të akuzuarit Toplica Milladinoviq dhe tetë pjesëtarëve të njësitit "Çakejtë", të mbrojtjes territoriale dhe rezervistëve të policisë, të cilët akuzohen për krime të luftës në fshatin Qyshk të Pejës.
XS
SM
MD
LG