Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të i dorëzojnë Gjermanisë terroristin e kërkuar



Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Gjermanisë Ahmed Vali Sidiku, një militant islamist që prej nëntë muajsh mbahej i burgosur në Afganistan.

Sidiku, shtetas gjerman, besohet se është anëtar i organizatës terroriste "Lëvizja Islamike e Uzbekistanit".

Perëndimi e akuzon organizatën në fjalë se synon të vendosë ligjin islanik në Azinë Qëndrore dhe po zhvillon një fushatë guerrile kundër forcave të sigurisë në Pakistan dhe trupave të NATO-s në Afganistan.

Kjo organizatë ka synuar organizimin e sulmeve terroriste në Britani, Francë dhe Gjermani.

XS
SM
MD
LG