Ndërlidhjet

Senatori amerikan largohet pas akuzave për korrupsion



Senatori amerikan Xhon Ajnsajn ka dhënë dorëheqjen nga Kongresi pas hetimeve që kanë filluar ndaj tij për akuzat e korrupsionit dhe përfshirjes në një skandal seksual.

Ajnsajn, republikan nga Nevada, e ka përfaëqsuar këtë shtet në Kongres për 11 vite.

Senatori tha se nuk beson të ketë shkelur ndonjë ligj apo standardet e sjelljes së Senatit, por jep dorëheqjen në përpjekje për të mbrojtur familjen dhe votuesit e tij.

Hetimi i Senatit pjesërisht fokusohet dhe në faktin se prindërit e senatorit i kanë dhënë 96 mijë dollarë Sinthia dhe Dagllas Hamiltonit. Senatori ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Sinthian. Çifti Hamilton ishte pjesë e ekipit të senatorit.
XS
SM
MD
LG