Ndërlidhjet

logo-print

Në Libi kthehen aeroplanët amerikanë



Shtetet e Bashkuara deklaruan se kanë dërguar aeroplanë luftarakë për të kryer sulme nga lartësi të vogla kundër caqeve të Gadafit.

Shefi i Pentagonit, Robert Gejts, tha se presidenti Obama ka miratuar përdorimin e aeroplanëve luftarakë pa pilotë në sulmet në Libi.

"Tani që presidenti tha se kemi disa aftësi dhe paisje unike, ai e ka miratuar përdorimin e aeroplanëve luftarakë Predator. Mendoj se sot ka qenë misioni i tyre i parë dhe besoj se do t'i japin operacioneve një saktësi më të madhe", tha Gejts.

Në të tjera zhvillime kryeministri britanik, Dejvid Kamerun tha se NATO-ja nuk ka plane të dërgojë trupa tokësore në Libi.
XS
SM
MD
LG