Ndërlidhjet

logo-print

Tërmeti dhe cunami dëmtojnë Toyota-n



Kompania japoneze e prodhimit të automjeteve Toyota do to ketë ndërprerje në linjën e prodhimit të makinave për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Si pasojë e katastrofave natyrore Toytota nuk mund të përballojë furnizimin me pjesë të ndryshme që bëhet nga rrjeti i uzinave të kësaj kompanie.

Kthimi në normalitet i prodhimit pritet në vjeshtën e këtij viti, në muajt tetor e nëntor. Si pasojë e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit ka një humbje të prodhimit në vlerë prej 260 mijë makinash.

Toyota është prodhuesi numër një i automjeteve në botë.
XS
SM
MD
LG