Ndërlidhjet

logo-print

Gani Gërguri, guvernator i BQK-së



Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot me shumicë votash Gani Gërgurin për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjatë votimit në Kuvend ishin të pranishëm 99 deputetë, 58 kanë votuar pro, 15 mbështetën kandidatin Safet Merovci, ndërsa 26 fletë votime ishin të pavlefshme.

Banka Qendrore e Kosovës ka mbetur pa guvernator më 23 korrik të vitit të kaluar, pas arrestimit të ish guvernatorit, Hashim Rexhepi, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe shpërlarje parash.
XS
SM
MD
LG