Ndërlidhjet

Sarkozy: Kosova mund të llogaritë në ndihmën e Francës



Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi e ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes në krye të vendit.

"Prej pavarësisë së saj para tri viteve, Kosova ka bërë reforma të rëndësishme. Por, të tjera duhet ende të bëhen dhe në veçanti për të konsoliduar institucionet, sundimin e ligjit, si dhe të favorizohet integrimi i minoriteteve. Sfida të rëndësishme duhet kaluar, në fushën ekonomike dhe sociale, si dhe në marrëdhëniet me Serbinë. Ky është objektivi i dialogut të angazhuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", thuhet në urim.

"E përshëndes vullnetin tuaj për të dhënë impulsionet politike për të realizuar reformat dhe për t’i pranuar sfidat. Këto janë etapa të nevojshme për vazhdimin e integrimit evropian të Kosovës, që ka plotësisht prirje t’i bashkohet Bashkimit tonë, sikurse çdo anëtar tjetër".

Në këtë rrugë, vazhdon presidenti francez, "për të realizuar këtë ambicie, mund të llogaritni në ndihmën e Francës, sikurse keni llogaritur në mbështetjen e saj për ta njohur dhe për ta përforcuar Shtetit tuaj të ri".
XS
SM
MD
LG