Ndërlidhjet

Ban Ki-mun dhe liderët e Rusisë diskutojnë për Libinë



Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun u takua në Moskë me presidentin rus Dimitri Medvedev, në kohën e shqetësimeve të Kremlinit se aksionet e vendeve të perëndimit në Libi e tejkalojnë mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Rusia abstenoi, por nuk përdori veto gjatë votimit të rezolutës 1973 në Këshillin e Sigurimit, e cila e sanksionon fushatën ajrore të NATO-s në Libi.

Por, javën e kaluar, Medvedev paralajmëroi kundër "interpretimit të lirshëm" të rezolutës së OKB-së, ndërsa ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov shprehu keqardhje se Perëndimi po zhytet gjithnjë e më thellë në konflikt.

Para takimit me Medvedevin, Ban tha se Rusia mund të luajë rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe në përballjet me sfidat globale.
XS
SM
MD
LG