Ndërlidhjet

Mubarakut edhe 15 ditë paraburgim



Agjencia shtetërore e lajmeve MENA njofton se prokuroria e Egjiptit ia ka vazhduar edhe për 15 ditë tjera paraburgimin ish presidentit Hosni Mubarak për shkak të hetimeve kriminale.

Mubaraku, i cili u përmbys në muajin shkurt, ndodhet në paraburgim në një spital në Sharm el-Sheik.

Atij iu caktua masa e paraburgimit më 13 prill bazuar mbi dyshimet për ndërlidhje me shtypjen e dhunshme të protestave dhe korrupcion.
XS
SM
MD
LG