Ndërlidhjet

Demonstrata në mbarë Sirinë



Dëshmitarët thanë se mijëra sirianë dolën sot në protesta në qytetet në mbarë vendin.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thanë se në qytetin verior Hama dhe qytetin qendror Homs, forcat e sigurisë kanë përdorur municion luftarak për të shpërndarë protestuesit.

Forcat e sigurisë gjithashtu kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 2 mijë protestuesit në Damask.

Demonstrata janë raportuar edhe në qytetin jugor Dara dhe në verilindje të vendit, të banuar me kurdë.

Protestat e sotme u mbajtën përkundër heqjes së gjendjes emergjente, e cila ishte në fuqi për 48 vjet.
XS
SM
MD
LG