Ndërlidhjet

logo-print

Viktima në përleshjen në kufirin Tajlandë-Kamboxhë



Trupat tajlandeze dhe kamboxhiane kanë shkëmbyer sot zjarr artilerik në incidentin lidhur me mosmarrëveshjen e vjetër ndërkufitare, ndërsa ushtritë thanë se janë vrarë gjashtë ushtarë.

Të dyja palët e kanë akuzuar njëra tjetrën për përshkallëzimin e armiqësive, të cilat pasuan përleshjen katër ditore të dy vendeve në rajonin e njëjtë në muajin shkurt.

Raportet mes dy vendeve janë acaruar për shkak të zonës rreth një tempulli budist, të cilën e pretendojnë të dyja shtetet.
XS
SM
MD
LG