Ndërlidhjet

McGuffy sqaron mandatin e Piter Feith



Zëdhënësi i ICO-së, Endi MekGafi ka njoftuar se mandati i Pieter Feith si Përfaqësues Civil Ndërkombëtar është ri-konfirmuar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar në shkurt, 2011 dhe vazhdon për një kohë të pacaktuar.

"Gjatë vitit që kemi përpara ICO-ja do të vazhdojë punën për zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin së bashku me institucionet e Kosovës. Në afat të gjatë, fundi do të jetë mbyllja e ICO-së, megjithatë ky është një vendim vetëm i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, pas marrjes në konsiderim të progresit të arritur", shkruan zëdhënësi MekGafi.

Mandati i Pieter Feith si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian përfundon më 30 prill 2011. Diskutimet janë në vazhdim në Bruksel për rregullimin e ardhshëm të pranisë së BE-së në Kosovë duke marrë parasysh Traktatin e Lisbonës", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG