Ndërlidhjet

Siri: Pesë të vrarë në protestat



Dëshmitarët dhe aktivistët thonë se të paktën pesë protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë në protestat e sotme në qytetet e Sirisë.

Nuk është e qartë se ku janë vrarë protestuesit.

Më herët u raportua se në qytetet Hama dhe Homs, forcat e sigurisë përdorën municion luftarak për të shpërndarë protestuesit.

Forcat e sigurisë gjithashtu kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 2 mijë protestuesit në Damask.

Protestat e sotme u mbajtën përkundër heqjes së gjendjes emergjente, e cila ishte në fuqi për 48 vjet.
XS
SM
MD
LG