Ndërlidhjet

MekKejn fton SHBA të njohë rebelët libianë



Senatori amerikan Xhon MekKejn u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të njohin këshillin kalimtar të kryengritësve në Libi si zërin e vërtetë të popullit libian, dhe atyre t'ua transferojnë asetet e ngrira.

Duke folur në qytetin e Bengazit në Libinë lindore, MekKejn gjithashtu bëri thirrje që NATO-ja ta intensifikojë fushatën ajrore.

MekKejn tha se aleatët perëndimorë duhet t'i ndihmojnë kryengritësit me trainim, armatim dhe aktivitete të komandës dhe kontrollit, në mënyrë që ata të përmbysin udhëheqësin Moamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG