Ndërlidhjet

Al-Maliki: Forcat irakiane mund të mbajnë sigurinë



Forcat irakiane janë të afta të mbajnë sigurinë në vend, i ka thënë kryeministri Nuri al-Maliki shefit të shtabit të përgjithshëm të armatës së SHBA-ve, admiralit Majk Mullen.

Dy zyrtarët kanë diskutuar nëse pas fundit të këtij viti disa forca amerikane duhet të mbeten në Irak për t'u ndihmuar forcave të vendit që të ruajnë sigurinë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy vendeve, të gjithë ushtarët amerikanë do të duhej që deri më 31 dhjetor të largohen nga Iraku.

Al-Maliki ka shtuar se Iraku do të dëshironte që të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e stërvitjes dhe armatimit.
XS
SM
MD
LG