Ndërlidhjet

Ban Ki-mun kërkon përkrahjen e Rusisë për mandat të ri



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara shfaqi shpresën se Rusia do ta përkrahë kandidimin e tij për një mandat të dytë në krye të organizatës botërore.

"Do të doja të mund të llogaris në përkrahjen tuaj të fuqishme për vazhdimin e punës sime si sekretar i përgjithshëm", i tha Ban presidentit Dimitri Medvedev në takimin në një paralegje të Moskës.

Diplomatët thonë se SHBA dhe anëtarët tjerë kryesorë të Këshillit të Sigurimit të kanë dhënë premtime se do ta mbështesin mandatin e dytë pesëvjeçar të ish diplomatit koreanojugor.

Sekretarin e përgjithshëm e zgjedh Asambleja e Përgjithshme e KB me 192 vendet anëtare, në bazë të rekomandimit të Këshillit të Sigurimit të organizatës botërore.
XS
SM
MD
LG