Ndërlidhjet

Bashkësia Islame e Kosoves uron besimtarët katolik


Një nga urimet e para për komunitetin katolik të Kosovës, për festën e Pashkëve, ju ka arritur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Në telegramin e urimit të kryetarit të kësaj Bashkësie, Naim Tërnava, thuhet, “I nderuari Ipeshkv, Dodë Gjergji, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam, me rastin e festës së Pashkëve, t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta, duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit.

Telegrami i Bashkësisë Islame të Kosovës vazhdon më tej duke thënë: “Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e Pashkëve të jenë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve anembanë globit”.

Festat tona janë rast i mirë për të përkujtuar dhe shprehur respektin ndaj Krijuesit të përbashkët. Shfrytëzoj rastin që për këtë festë të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që veprojnë në Kosovë”, përfundon urimin e saj Bashkësia Islame e Kosovës.
XS
SM
MD
LG