Ndërlidhjet

Teherani fton Kajron të rivendosin raportet diplomatike


Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, i ka bërë thirrje Egjiptit që të ndërmarrë “një hap guximshëm” drejt rikthimit të marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA ka cituar ministrin Iranian duke thënë, “Ne kemi thënë se jemi të gatshëm që të ngrisim nivelin e marrëdhënieve me Egjiptin dhe shpresojmë që zyrtarit e atij vendi…do të ndërmarin një hap guximshëm,” në atë drejtim.

Irani kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin në vitin 1980 pas Revolucionit Islamik, ndërsa tani të dy vendet mbajnë vetëm “seksione të interesit” në kryeqytetet respektive.

Në filim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Nabil al Arabi, kishte deklaruar se Kajro është e gatshme “për një faqe të re” me Teheranin.

Nën udhëheqjen e Hosni Mubarakut, i cili dha dorëheqje në muajin shkurt disa javë pas protestave, Egjipti ka punuar që të verifikojë ndikimin e Iranit për shkak të shqetësimeve rreth ambicieve bërthamore të saj dhe përkrahjes për lëvizjen Hezbollah të Libanit.
XS
SM
MD
LG