Ndërlidhjet

SHBA përdorë avion pa pilotë në Libi


SHBA kanë lansuar sulmet e para të aeroplanëve pa pilotë në Libi.

Departamenti amerikan i mbrojtjes ka njoftuar të shtunën se sulmi i parë me këta avionë u bë, mirëpo nuk dha ndonjë detaj më shumë për cakun e sulmit.

NATO më parë ka njoftuar se aeroplanët pa pilotë lejojnë sulme më të precizuara, sidomos në pjesët urbane. Përdorimi i parë i avionëve të tillë ndodhë në kohën kur luftime të ashpra po zhvillohen sot në Misrata.

Mediat raportojnë për 10 persona të vrarë dhe 50 të tjerë të lënduar në luftimet që po zhvillohen në rrugë, megjithë paralajmërimet e mëparshme se trupat qeveritare janë urdhëruar që të tërhiqen nga ky qytet.

Zëvendës ministri i jashtëm i Libisë, Kaled Kaim ka thënë të shtunën se forcat fisnore do të konfrontohen me rebelët nëse forcat qeveritare “nuk mund të zgjidhin problemin”.
XS
SM
MD
LG