Ndërlidhjet

Al Maliki: Protestat arabe, të justifikueshme


Kryeministri irakian, Nuri al Maliki ka thënë se protestat në të gjithë botën arabe arsyetohen për shkak të tiranisë prej së cilës vuajn protestuesit.

Në komentet që janë publikuar nga zyra e tij sot, Al Maliki thotë, “Ne mendojmë që prostetat janë normale dhe të pritshme për shkak të asaj që shumë njerëz e vuajn, tiranisë, shtypjes, korrupsionit dhe mungesës së zhvillimit”.

Al Maliki gjithashtu ka thënë: “Njerëzit kanë të drejtë për të ndryshuar në mënyrë paqësore realitetin për diçka më të mirë. Ne, Iraku, si një përvojë e brishtë e demokracisë, mund të arrijmë qëndrueshmëri vetëm nëse mbështetemi në kërkesat legjitime të popullit”.

Komentet e Kryeministrit irakian bëhen në një kohë kur po mbahen rregullisht protesta anti-qeveritare në Siri, Jemen dhe derisa zhvillohet rebelimi i armatosur në Libi.
XS
SM
MD
LG