Ndërlidhjet

logo-print

Viktima të reja të NATO-s në Afganistan


NATO ka njoftuar se gjatë një sulmi me bombë janë vrarë dy ushtarë të Forcës Ndihmëse të Sigurisë Ndërkombëtare në jugun e Afganistanit. NATO nuk e ka dhënë lokacionin e sulmit e as kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Një ushtarë i tretë i NATO-s ka humbur jetën kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua në krahinën lindore të Kapisës. NATO gjithashtu njoftojë se operacioni i shpëtimit që u dërgua më pas u sulmua me armë zjarri.

Taibanët, në anën tjetër, thonë se ata e kanë rrëzuar helikopterin dhe se të njejtit e kanë sulmuar më pas edhe ekipin e shpëtimit.

Në tërësi, 135 ushtarë të huaj janë vrarë këtë vit në Afganistan sipas portalit icasualties.org, një website që regjistron numrin e ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë.

Ndërkohë, Ministria e brendshme afgane ka thënë se persona të armatosur e kanë vrarë ish shefin civil të qarkut Marxhah në krahinën e Helmandit, Abdul Zahir.
XS
SM
MD
LG