Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e përshendet vendimin e Saleh


SHBA kanë mirëpritur njoftimin e dhënë nga Presidenti i Jemenit, Ali Abudallah Saleh për gatishmërinë e tij që transferojë pushtetin. Shtëpia e Bardhë ka thënë se e përkrahë, “ transferimin paqësor të pushtetit në Jemen që është edhe në të njejtën linjë me aspiratat e popullit të Jemenit”.

Të shtunën, bashkëpunëtorët kanë thënë që Presidenti Saleh e ka pranuar një plan të një Këshilli të shteteve të Gjirit, dy muaj pasi protestuesit anti-qeveritar kanë kërkuar largimin e tij.

Saleh e ka udhëhequr Jemenin për 32 vjet.

Sipas këtij plani, ai do të dorëhiqet brenda 30 ditësh dhe se do të dorëzojë pushtetin te zëvendësi i tij duke përfituar në të njejtën kohë imunitet nga ndjekja penale.

Një koalicioni i shtatë partive opozitare kanë thënë se edhe ato e pranojnë planin, mirëpo me rezerva. Një nga zëdhënësit e këtij grupi opozitar, megjithatë, ka thënë se kjo nuk do të thotë se protestat në rrugë do të ndalojnë së shpejti.

Aktivistë të rinj më parë kanë thënë se çfarëdo plani që i jep imunitet nga ndjekja penale.

Presidentit Saleh, është i papranueshëm.

Së paku që 120 persona kanë vdekur gjatë dy muajve të protestës.

XS
SM
MD
LG