Ndërlidhjet

E paqartë nëse forcat e Gadafit po tërhiqen nga Misrata


Forcat lojale ndaj liberit libian, Muamer Gadafi raportohet se kanë filluar të tërhiqen nga Misrata, lajm ky që nëse del i vërtetë atëherë nënkupton një sukses të madhë për forcat rebele.

Qyteti bregdetar është sulmuar për dy muaj rresht. Nëse konfirmohet lajmi, atëherë Misrata i bie të jetë qyteti i vetëm më i madhë në perëndimin e vendit që mbahet nën kontrollin e rebelëve.

Ndërkaq përfaqësuesit e rebelëve kanë lajmëruar se forcat qeveritare i kanë marrë nën kontroll qytete që dikur i kontrollonin ata në malet e pjesës perëndimore të Libisë.

Zëvendës kryeministri i Libisë, Kaled Kaim, ka thënë se sulmet ajrore të NATO-s gjatë bombardimeve të fundit kanë pasur si cak, zona në Sirte, Garian, Azizijah, Tripoli dhe Hira.
XS
SM
MD
LG