Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon dhuna në Siri


Aktivistët thonë se forcat e sigurisë në Siri kanë arrestuar mbi 10 kundërshtarë të regjimit të Presidentit Bashar Al Asad, pas një ndërhyrje të përgjakshme ndaj protestuesve.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se një nga aktivistët kryesor, Dejvid Saud, që udhëheqë Komitetet për Mbrojtje të Demokracisë, Lirisë dhe të Drejtave të Njeriut, ishte në mesin e të arrestuarve.

Organizata me bazë në Nju Jork, Human Rights Watch, ndërkohë i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të nis një hetim rreth ndërhyrjeve të forcave siriane të sigurisë ndaj protestuesve që vetëm gjatë dy ditëve të fundit ka lënë 120 persona të vrarë.

Më shumë se 300 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave kundër Presidentit Bashar Al Asad, pesë javë më parë.

Britania sot ka kërkuar nga qytetarët e saj që të largohen nga Siria derisa udhëtimet komerciale vazhdojnë të operojnë.
XS
SM
MD
LG