Ndërlidhjet

Karter dhe Ahtisari me mision të ri


Një grup i ish zyrtarëve shtetëror të udhëhequr nga ish Presidenti amerikan, Xhimi Karter po qëndrojnë sot në Pekin, ndërsa planifikojnë që të udhëtojnë për Kore të Veriut.

Në një deklaratë, grupi i zyrtarëve shtetëror të pensionuar kanë thënë se udhëtimi gjashtë ditor në Kinë, Kore të Jugut dhe atë Veriore, ata planifikojnë të diskutojnë çështje si heqja dorë nga energjia bërthamore dhe shkurtimet në ushqime që janë raportuar tashmë në Kore Veriore.

Grupi prej katër personave përfshinë edhe ish Presidentin Finlandez, Marti Ahtisari, ish kryeministrin norvegjez, Harlem Brundland dhe ish presidenten irlandeze, Mary Robinson. Grupi pritet të arrijë të marten në Pijongjang ndërsa të enjten do shkojë në Seul.
XS
SM
MD
LG