Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Jemen


Protestat kanë vazhduar në Jemen të dielën megjithë njoftimin e Presidentit Ali Abdullah Saleh se ai është i gatshëm për transferim të pushtetit.

Të shtunën, bashkëpunëtorët kanë thënë që Presidenti Saleh e ka pranuar një plan të një Këshilli të shteteve të Gjirit, dy muaj pasi protestuesit anti-qeveritar kanë kërkuar largimin e tij.
Sipas këtij plani, ai do të dorëhiqet brenda 30 ditësh dhe se do të dorëzojë pushtetin te zëvendësi i tij duke përfituar në të njejtën kohë imunitet nga ndjekja penale.

SHBA kanë mirëpritur njoftimin e dhënë nga Presidenti i Jemenit, Ali Abudallah Saleh për gatishmërinë e tij që transferojë pushtetin.

Një koalicion i shtatë partive opozitare kanë thënë se edhe ato e pranojnë planin, mirëpo me rezerva. Një nga zëdhënësit e këtij grupi opozitar, megjithatë, ka thënë se kjo nuk do të thotë se protestat në rrugë do të ndalojnë së shpejti.

Sidoqoftë, aktivistë të rinj më parë kanë thënë se çfarëdo plani që i jep imunitet nga ndjekja penale. Presidentit Saleh, është i papranueshëm. Së paku që 120 persona kanë vdekur gjatë dy muajve të protestës.
XS
SM
MD
LG