Ndërlidhjet

Përfundon greva e Nikoliqit


Kreu i Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikoliq, i dha fund një greve urie që filloi tetë ditë më parë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, njoftojnë mediat serbe.

Nikoliq, pas largimit nga spitali, mori pjesë në liturgjinë e mëngjesit në Katedralen e Beogradit, brenda së cilës ishte edhe Ministri i Brendshëm serb Ivica Daqiq.

Një zyrtar i partisë së Progresit, avokati Vladimir Bozoviq u shpreh se Nikoliq e pranoi ftesën e Patriarkut Irenej, që të kaloj Pashkët me familjen e tij. Patriarku Irinej kishte kundërshtuar grevën e urisë së Nikoliq pasi kjo metodë sipas tij nuk është në pajtim me fenë ortodokse dhe se ka mënyra të tjera për të arritur qëllimet politike.

I pyetur nga gazetarët nëse udhëheqësi i Partisë Progresive përfundoi grevën e urisë, Bozovic u shpreh se Nikoliq dhe Patriarku shkëmbyen përshëndetjet dhe se Nikoliq ka ngrënë vezë të Pashkëve.
XS
SM
MD
LG